Prej disa javësh, aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj, është bërë pjesë e serialit më të ri në Turqi, “Kirik Hayatlar” (Jetë e thyer), i cili ka nisur transmetimin në ekran dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Prej disa kohësh, Ademaj është zhvendosur në Turqi, ku ka nisur edhe xhirimet për filmin e ri. Në profilin e saj zyrtar, Arbnora ka ndarë me ndjekësit disa pjesë nga seriali, foto dhe video ku tregon me shumë krenari se edhe në serial ajo luan rolin e një vajze me origjinë shqiptare.
“Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare”,- shkruan aktorja në një fragment nga seriali, në të cilin prezantohet se është me origjinë shqiptare. Pak ditë më parë, aktorja shqiptare u vlerësua edhe me çmimin “Aktorja më e mirë e huaj” në festivalin prestigjioz “Mood Awards”, pjesë e të cilit ishin emra të njohur të kinemasë dhe artit në Turqi. Në serialin “Kirik Hayatlar”, Arbnora Ademaj luan rolin e Leyla Kocabey. Një vajzë e bukur dhe e zgjuar, me origjinë shqiptare. Gjatë pushimeve në Çesme, ajo takohet dhe dashurohet me Mustafanë. Mirëpo, sapo Leyla, nusja e parë e familjes Kocabey, mëson se është shtatzënë, duke pritur t’ia japë lajmin edhe Mustafait, tronditet nga një lajm i trishtë. Ajo mëson se Mustafai vdiq aksidentalisht nga një zjarr…