Policia greke ka arrestuar në Kakavijë një shqiptar të shumëkërkuar, i cili po tentonte që të hynte në shtetin helen.
Burime bënë me dije se shqiptari, ideniteti i te cilit nuk dihet, kishte kaluar doganën shqiptare.
Nga verifikimi ne sistem, ai rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin te një sasie te madhe droge për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobe.