KAKAVIJË– Një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit po përpiqej që të largohej nga vendi. 19-vjeçari me inicialet E.N. rezulton i dënuar me tre muaj burg për vjedhje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe u prangos sot në doganën e Kakavijës.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.