Lirohet nga burgu në Dubai Plaurent Dervishaj, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, ky i fundit një prej ish-drejtuesve të Bandës së Durrësit.
Ai cilësohet një nga personat kryesorë që organizoi vrasjen e Klodian Saliut dhe e ekzekutoi atë së bashku me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçin dhe me Indrit Taullain.
Autoritetet e Dubait kanë liruar nga burgu Plaurent Dervishaj dhe sipas SPAK shkak është bërë vonesa e dërgimit të kërkesës nga Ministria e Drejtësisë shqiptare, edhe pse kjo e fundit deklaron se letërporosia është dërguar në kohë.