Kilian Mbape ka dhënë sot ndoshta sinjalin e parë të qartë për të ardhmen e tij, pas fitores 5-1 të PSG ndaj Lorio. Ai ishte autor i dy golave dhe sy asisteve në këtë sfidë, duke marrë duartrokitjet e tifozëve të tij, të cilët nuk trajtojnë edhe aq miqësisht pjesën tjetër të ekipit që pas eliminimit në Ligën e Kampioneve.
“Është normale të ndjesh vërshëllimat, tifozët kanë të drejtë që të shprehin pakënaqësinë e tyre. Në Madrid kemi humbur të gjithë dhe jemi të gjithë në të njëjtën varkë, ndaj kemi bërë të gjithë keq. Ovacioni sot? Shijoj gjithmonë të tashmen dhe jam i lumtur që kam këtë ngrohtësi përreth meje, mundohem që të kthej të gjithë besimin që më japin njerëzit.
A jam më i miri në botë? Këtë janë të tjerët që duhet ta thonë. E ardhmja? Ka mundësi që të qëndroj në Paris”, ishin fjalët e sulmuesit i cili duket se ka hequr dorë nga transferimi te Real Madrid.