Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 74,880 doza të vaksinës kundër Covid-19. Bashkë me këto doza arrin në 2,646,720 numri total i vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19.
Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan ministrja Manastirliu.