Kjo është një intervistë e kreut të Prokurorisë së Catanzaros Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, impaktin e mafies në shoqëri dhe instrumentet për ta luftuar dhënë gazetarit Massimiliano Montefameglio në vitin 2019.
Ndër të tjera, prokurori i hekurt që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët”, mes tyre dhe shqiptarë dhe zbuloi lëvizjen ilegale të miliona eurove, teksa Shqipëria ishte mes vendeve të zgjedhura për pastrimin e parave.
“Në të ardhmen besoj se ne do të merremi shumë në Europë me Shqipërinë, sepse mafia shqiptare është shumë e fortë në Shqipëri. Ekziston një nivel i frikshëm i përhapjes dhe korrupsionit. 1/3 e Shqipërisë është mbjellë në marijuanë. Shqiptarët janë shumë të fortë dhe shumë prezentë në Holandë, sa që qeveria holandeze është shumë e shqetësuar dhe po mendojnë të modifikojnë ligjin për drogat, mbi të gjitha për konsumin, shitjen e të ashtuquajturave droga të lehta. Sidoqoftë në Holandë nuk është e legalizuar shitja, është e toleruar, që është diçka ndryshe dhe është e lejuar në disa bare për të poseduar jo më shumë se gjysmë kg marijuanë dhe ta shesësh. Mendohej se ishte një zgjidhje e problemit, realisht në vitet e fundit kanë parë se kanë pasur një kërcim të krimeve”, thotë Gratteri