Kreu i Grupit të PS taulant Balla, në një komunikim për mediat foli për marrëdhëniet e reja me opozitën, që kondicionohen sipas narrativës socialiste, nga hapja e negociatave.
“Grupi i PS do të marrë të gjitha përgjegjësitë. Kjo fazë e re kërkon një qasje të re dhe përgjegjësi të reja. Gjithçka synojmë ta kryejmë në bashkëpunim me opozitën sepse duhet të kuptojmë që gjithë përfshirja është e domosdoshme. Synojmë përmes dialogut dhe bashkëveprimit të çojmë përpara reformat të tjera të rëndësishme”, tha Taulant Balla.