Pasi SPAK regjistroi padinë e PD për Ervin Bushati, nga selia blu thonë se deputeti socialist njëkohësisht koordinator kryesor politik në Tiranë kur bëhet fjalë për fshehje pasurie është kopje e Ramës dhe Veliajt.
PD kërkon nga SPAK mos zvarrisë hetimin dhe të mos zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve.Bushati tashmë është nën hetim për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh. PD e akuzon atë për disa prona në Tiranë, Qerret e Sarandë për të cilat thotë se deputeti i ka përfituar ilegalisht.
Ndërkohë PD shton se kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe çdo qindarkë e vjedhur u duhet rikthyer qytetarëve.
NJOFTIMI NGA PD
Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.
Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë!
Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve