UKRAINË– Familjeve të fundit të mbetura në rajonin e Donetsk u është thënë të evakuohen pasi Rusia po përparon me ngadalë drejt qendrave të banimit.
Sipas BBC, Olena, një banore në një qytet në rajon, është përpjekur të mbrojë vajzën e saj katërvjeçare nga realitetet e ashpra të luftës në Ukrainë.
“Ndonjëherë e bëj më të lartë volumin e televizorit që ajo të mos dëgjojë granatimet”.-tha ajo.
Tre persona raportohet se janë vrarë nga bombardimet ruse gjatë evakuimit në një minibus pranë Khersonit, raporton ushtria e Ukrainës. Komanda Operacionale e Ukrainës “Jug” njoftoi se tre persona vdiqën nga sulmi në autobus pranë Dovhove.