Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27 vjeçar me iniciale F.U., i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Po ashtu u procedua penalisht edhe nëna e tij shtetasja Z. U., 56 vjeçe e cila ka bashkëpunuar me djalin e saj për dhunën e ushtruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme