Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 18:00 një mbledhje me Kryesinë e PD-së. Kjo mbledhje vjen kur kanë mbetur më pak se 24 orë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa diskutimet në mbledhjen me Kryesinë do të përqendrohen pikërisht mbi këtë çështje.
Ndërkohë mësohet se një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, më 19 dhjetor, do të mblidhet sërish Këshilli Kombëtar.