• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nesër protestë në 11:00/ Organizatorët: Masat e qeverisë të pamjaftueshme!

18/03/2022
in Aktualitet
0
LIVE- PROTESTË masive në vend, qytetarët në Tiranë mblidhen para Kryeministrisë

Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallëzohen duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen  nga e gjithë Shqipëria për të marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.

Në vlerësim të masave të marra deri më tani nga qeveria për të shmangur abuzimet me çmimet e naftës dhe produkteve të shportës, aktivistja Rezarta Caushaj tha se ato nuk janë të mjaftueshme dhe se  nuk ofrojnë garanci që nuk do abuzohet me çmimet e tyre.

Prej më se një jave kemi protestuar të gjithë së bashku duke kërkuar nga qeveria masa në ndihmë të konsumatorëve dhe bizneseve për të përballuar krizën drastike të çmimeve. Qysh pas ditës së parë të protestës pamë se si u ndryshua qëndrimi nga “Qeveria nuk mund të ndërhyjë, duhet të shtrëngoni rripin, të kurseni, të ecni në këmbë…” në “Qeveria ka gati paketë masash”. Me vazhdimin e protestave, më pas u kalua në “Qeveria ul çmimin e karburantit”, për  të vijuar me “Qeveria përgjysmon furnizimin me karburant të institucioneve” dhe së fundmi, “Qeveria do të ulë çmimin e disa produkteve ushqimore”. Ne sajë të protestave dhe zërit të qytetarëve, qeveria nisi të bëjë detyrën e saj për kontroll të ngritjeve abuzive të çmimeve dhe marrjes se masave!! Brenda një jave janë shpallur 3 paketa anti-krizë dhe është vënë në lëvizje një fushatë e pandalshme për të bindur qytetarët mbi vlefshmërinë e masave. Për t’i bindur qytetarët që të mos dalin në shesh! Por, a i përgjigjen masat nevojave të qytetarëve në kohë krize?! Jo, ato janë të pamjaftueshme! Shumica e tyre nuk ofrojnë garanci që çmimi i naftës dhe produkteve të tjera do të qëndrojë i ulur në mënyrë të qëndrueshme dhe që qytetarët nuk do të jenë më pre e vjedhjes dhe abuzimeve”, tha aktivistja

Pjesë e kërkesës së protestave janë ulja e barrës fiskale, hetim dhe mbikëqyrje për mirëfunksionim të tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat vulnerabët, të cilat i kanë shprehur në 7 pika.Kërkesat e protestuesve-Heqje i taksës së qarkullimit-Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë- Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.- Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës- Përcaktim i minimumit jetik.- Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Protesta kundër rritjes së çmimeve o zhvillohen prej ditësh në të gjithë vendin, ndërsa qeveria deri tani ka ngritur një bord për transparencën e Karburantit dhe një për çmimet e shportës pikërisht për të shmangur abuzimin me çmimet dhe që qytetarët të njihen me çmimet reale. Gjithashtu qeveria ka ndërmarrë edhe një paketë të rezistencës sociale për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në përballimin e pasojave të krizës si pasojë e luftën në Ukrainë.   Paketa qeverisë1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase
5  Nga muaji prill:
–    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
–    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë 
–    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

Tags: albanewsmasat e qeveriseneser protesterritja e cmimevve
Previous Post

Yuri Kim: Bota ju ka parë me admirim, popull i nderuar, partneriteti ndërton ura të reja

Next Post

Rama shpërndan lajmin: Bota mund të përballet me “shock”-un më të madh të mungesës së naftës

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Rama shpërndan lajmin: Bota mund të përballet me “shock”-un më të madh të mungesës së naftës

Rama shpërndan lajmin: Bota mund të përballet me “shock”-un më të madh të mungesës së naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.