Tiranë- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se nga 1 dhjetori klasat e arsimit fillor dhe maturantët do të vijojnë mësimin në shkolla dhe jo online.
Kushi zbulon një skemë të re sa i përket klasave të tjera, duke thënë se në javët tek (1-3), 2 ditët e para zhvillohet mësim në shkollë, dhe tre të tjerat online, kurse në javët çift (2-4) dy ditët e para online, dhe tre të tjerat në shkollë.
Ajo ka shpjeguar gjithashtu se shkollat private apo në fshat që kanë pak nxënës mund të vijojnë me skenarin 1, kurse në raste më të rënduara do të aplikohen skenarë të tjerë.
Po ashtu do të merret vendim për çdo shkollë në bazë të raportimeve që do kryejnë këto të fundit dhe institucionet vendore tek zyrat arsimore çdo të premte.