Kjo do të jetë certifikata dixhitale e vaksinimit që hap rrugët në BE. Këshilli Europian dha ‘dritën jeshile’ ditë më parë për këtë mjet që do të jetë metoda e re e udhëtimeve, të paktën derisa pandemia të largohet.
Kartën në foto do e përdorin qytetarët grekë që kanë bërë vaksinën ndaj COVID-19 ose kohët e fundit kanë bërë një test PCR.
Greqia ishte e para që propozoi një model të ngjashëm për të lehtësuar udhëtimet brenda BE.
Tashmë me këtë kartë hiqen kufizimet brenda BE dhe qytetarët mund të identifikohen me këtë kartë e cila tregon automatikisht nëse qytetari që e disponon ka bërë vaksinën, ka bërë test PCR apo është rekuperuar nga COVID-19.
Nga 1 korriku gjithë qytetarët europianë që do e kenë këtë kartë dixhitale mund të kapërcejnë kufijtë lehtësisht me të.