Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në rrjetet sociale ku paraqitet projekti që sipas tij do të realizohet në Rrugën e Kombit.
Krahas videos Rama shkruan se Rruga e Kombit e cila sipas tij ka qenë burim aksidentesh do të transformohet në një rrugë me me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”