Tiranë- Prej ditë së enjte, kush nuk do të vendos maskë në rrugë do të gjobitet me 3000 lekë të reja. Policia bashkiake do të monitorojë rigoroze hapsirat publike ku mbajtja e maskës do të jetë detyrim. Ditën e djeshme drejtori i policisë së shtetit lajmëroi se zonat publike do të monitorohen.
OSHEE përmes faturës së energjisë eektrike do t’ju dorëzoj qytetarëve në banesa gjobën që do të marrin në rast shkelje të masës, gjoba për mos respektim të mbajtes së maskës do të jetë 3000 lekë.
Kryeministri Rama në konferencën për shtyp të datës 10 tetor, njoftoi se nga dita e enjte e kësaj jave mbajtja e maskës në çdo hapsirë publike apo rrugë do të jetë me detyrim për të gjithë, në të kundërt do të merren gjoba.