iPhone-t e ardhshëm të Apple, ka të ngjarë të quhen “iPhone 13 Line” dhe do të vijnë me ca veçori dalluese nga iPhone-t e mëparshëm.
Fillimisht, iPhone 13 do jenë në gjendje të bëjnë “blur” (turbullt) automatikisht jo vetëm fotot, por edhe videot, duke ofruar opsionin “portrait”, tashmë edhe për video (video-portrait). Kjo mendohet të jetë një nga tre tiparet kryesore të reja të kamerës që do të ketë iPhone. Dy të tjerat do të fokusohen në përmirësimin e regjistrimit të videove dhe mundësive më të mira edituese për foto dhe video.
Sigurisht, edhe kualiteti i kamerës në përgjithësi do të përmirësohet, duke bërë që “edhe fotot në pak dritë”, të duken mirë. Bloomberg raporton se iPhone-t e rinj do të kenë një menu filtrash, që do t’i lejojë përdoruesve të aplikojnë një stil unik në fotot e tyre, duke i bërë ato të duken “uniformë” dhe rrjedhimisht, të përshtatshme për një feed të kuruar Instagrami.
Raporti nuk tregon në datë të saktë publikimi, por dihet tashmë se Apple ka tendencë t’i nxjerrë në treg produktet e reja në shtator të çdo viti, me përjashtim të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Produkte të tjera të reja të Apple që mendohet se janë në punim e sipër për t’u nxjerrë në treg përshijnë: MacBook Pros të reja të pajisura me Apple Silicon, Apple Watches, AirPods dhe iPads.
Burimi: The Verge