Katër vendimet e para të qeverisë “Rama 3” kanë marrë miratimin në mbledhjen e parë të kabinetit ministror. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale nismat e reja të qeverisë duke nisur nga kthimin i platformës së Bashkëqeverisjes në ligj të kujdesi për fëmijët, njësia speciale kampionëve dhe krijimi i agjencisë së medias.
Rama tha se do të ketë sanksione financiare dhe administrative për zyrtarët që nuk u përgjigjen shqetësimit të qytetarëve. Ndërkohë për fëmijët deri në 18-vjeç të punonjësve të rënë në krye të detyrës, parashikohet të marrin rrogën e prindit. Ky vendim përfshin fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.
Një tjetër vendim i qeverisë lidhet me strukturat e Forcave të Armatosura dhe krijimin e njësisë së kampionëve që do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë shqiptare. Mandati i tretë i qeverisë Rama, do të ketë që në ditët e para të saj një Agjenci për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave.
Projekt-Ligj për “Bashkëqeverisjen”, i cili përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.
Projekt-Ligj për “Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës”, i cili përcakton dhënien deri në 18 vjeç të rrogës së prindit të rënë në krye të detyrës apo në një akt vetëmohimi në mbrojtje të jetës së të tjerëve. Kjo masë do të jetë retroaktive edhe për atë gjithë fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.
Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë shqiptare.
Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, shkruan kryeministri Edi Rama.