• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

NGA MËSUESE, NË SHTËPINË E BARDHË!/ KUSH ËSHTË ZONJA E PARË E AMERIKËS?

10/11/2020
in Botë, Sociale
0
Jill dhe Joe Biden

Jill dhe Joe Biden

SHBA-Duke qëndruar në një klasë bosh ku ajo jepte anglisht në vitet 1990, Jill Biden mbajti një fjalim në kongresin e Partisë Demokratike, pasi burri i saj u emërua zyrtarisht kandidat për president.

Ajo iu bashkua bashkëshortit, i cili lavdëroi cilësitë e saj si një zonjë e parë e mundshme.

“Për të gjithë ju, në të gjithë vendin, thjesht mendoni për edukatoren tuaj të preferuar e cila ju dha forcën për të besuar në veten tuaj. Kjo është Zonja së parë që ju duhet… Jill Biden do të jetë ajo,” -tha Joe Biden.

Por çfarë dimë për gruan që do të jetë Zonja e parë e Amerikës?

Jill Jacobs lindi në qershor të vitit 1951 në shtetin amerikan të New Jersey-t. Ajo u rrit në periferi të Filadelfias, Willow Grove dhe është më e madhja nga pesë motrat. Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin Bill Stevenson.

Joe Biden humbi gruan e parë dhe vajzën e tij 1-vjeçare në një aksident automobilistik në 1972-shin. (Djemtë e tij, Beau dhe Hunter, të dy i mbijetuan aksidentit.) Ndërsa Beau Biden vdiq nga kanceri i trurit në maj të vitit 2015, në moshën 46-vjeçare.

Jill thotë se ajo u prezantua me Joe përmes vëllait të tij, tre vjet më vonë. Në atë kohë, ai ishte senator, ndërsa ajo ishte ende në kolegj.

“Unë kisha dalë me djem me xhinse, shapka dhe t-shirte, ai erdhi te dera dhe kishte një pallto sportive dhe këpucë serioze, dhe unë mendova: ‘Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as për një milion vjet…’ Ai ishte nëntë vjet më i madh se unë! Por ne dolëm për të parë ‘A Man and a Woman’ në teatrin e filmit në Filadelfia dhe me të vërtetë na pëlqeu shumë shoqëria e njëri-tjetrit,” -tha ajo për Vogue, për takimin e tyre të parë.

Jill Biden, 69 vjeçe, ka kaluar dekada duke punuar si mësuese. Veçse një diplome bachelor, ajo ka dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaware në 2007-ën. Para se të shkonte në Uashington, ajo dha mësim në një kolegj të komunitetit, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Ndërsa burri i saj shërbente si nënkryetar, zonja Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Northern Virginia Community College.

“Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është ajo që unë jam,” -shkroi ajo në Twitter në gusht.

Jill Biden më parë mbante titullin e Zonjës së Dytë, ndërsa burri i saj shërbeu si nënkryetar nga viti 2009 deri në 2017-ën. Gjatë kësaj periudhe, puna e saj përfshinte promovimin e kolegjeve të komunitetit, avokimin për familjet ushtarake dhe ngritjen e vetëdijes në lidhje me parandalimin e kancerit të gjirit.

Ajo gjithashtu krijoi nismën “Joining Forces” me ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, e cila përfshinte ndihmën për veteranët ushtarakë dhe familjet e tyre për të hyrë në programet arsimore dhe burimet e punësimit.

Në vitin 2012, ajo botoi një libër për fëmijë të quajtur “Don’t Forget, God Bless Our Troops”, bazuar në përvojën e mbesës së saj, duke qenë në një familje ushtarake. Jill ka qenë një mbështetëse e madhe e burrit të saj gjatë fushatës së 2020-ës, duke u shfaqur përkrah tij dhe duke zhvilluar ngjarje dhe mbledhje fondesh./ Revista Class

Tags: albanewsjill bidenjoe bidenzgjedhjet ne shbazonja e pare
Previous Post

“ËSHTË TOP SECRET”/ ÇFARË PO NA MBAN ‘TË FSHEHTË’ SALI BERISHA PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

Next Post

OBSH: 8% E FAMILJEVE NË SHQIPËRI RANË NË VARFËRI NGA SHPENZIMET E LARTA PËR SHËNDETIN

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
Next Post
OBSH: 8% E FAMILJEVE NË SHQIPËRI RANË NË VARFËRI NGA SHPENZIMET E LARTA PËR SHËNDETIN

OBSH: 8% E FAMILJEVE NË SHQIPËRI RANË NË VARFËRI NGA SHPENZIMET E LARTA PËR SHËNDETIN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.