Nga selia blu, drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj deklaroi se orët në vazhdim do të sjellin surpriza të pakëndshme për kundërshtarët politikë.
Ai u bëri thirrje komisionerëve të mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim.
Siç ju kem thënë Numërimi i çdo vote do konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot Pamë sot si dy vende deputetesh u rikuperuar. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.
I bëj thirrje çdo komisioneri, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Qytetarët kanë votuar ndryshimin dhe ne ju sjellim ndryshimin”, u shpreh Rushaj.