GJERMANI- Gjermania nga sot është futur në një karantinë të pjeshme 1 mujore për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Vendimi për t’u futu në karantinë u mor nga Kancelarja gjermane së bashku me Kyeministrat e 16 landeve të Gjermanisë.
Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi do të jenë distancimi social, ndalimi i më shumë se 10 personave në vende publike, udhëtimet brenda dhe jashtë vendit janë të ndaluara, baret dhe restorantet do te jenë të mbyllura, sportet amatore dhe kazinotë gjithashtu do të mbyllen. Ndërkohë është vendosur që shkollat dhe kopshtet do të jenë hapur, supermarketet do të qëndrojnë të hapura me kushtin e distancimit social.Gjithashtu mësohet se teatrot, kinematë dhe shtëpitë publike do të mbyllen.
Këtu janë kufizimet e reja:
Restorantet dhe baret do të kenë vetëm shërbimin e shpërndarjes
Të gjitha eventet, mbledhjet do të anullohen
Udhëtimet e panevojshme do të anullohen.
Qëndrimet turistike në hotel do të bllokohen.
Personat të cilët kanë mundësi do të punojnë nga shtëpia.
Takimet në publik do të kufizohen në vetëm dy familje me deri në 10 persona gjithsej.
Teatrot dhe kinematë, pishinat, palestrat dhe saunat do të mbyllen
Ngjarjet sportive profesionale do të lejohen më dyer të mbyllura.
Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë regjistruar 544.346 persona me Covid-19, ndërsa 10,622 persona kane humbur jetën.