Policia e Kavajës ka arrestuar këtë të mërkurë një 61-vjeçar. Policia njofton se është vënë në pranga 61-vjeçari me iniciale I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.