Kukës- Humb jetën një punonjës në punimet për aeroportin e Kukësit.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, teksa punonjësi ishte duke punuar në kantierin ku po ndërtohet aeroporti i dytë kombëtar në vend.
Paraprakisht flitet për një aksident në punë dhe dyshohet se punonjësi është goditur nga kova e ekskavatorit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.