FRANCË– Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në periferi të Parisit, ku prindi i një nxënësi i preu kokën një mësuesi në mes të rrugës.
Macron e quan ngjarjen makabre një sulm terrorist, ku sipas tij shteti do të futet në veprim për këtë ngjarje, sipas BBC.
“Një nga bashkatdhetarët tanë u vra sot sepse ai mësoi lirinë për të besuar ose mos besuar. Ne duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku si qytetarë. Ata nuk do të fitojnë … Ne do të veprojmë,”- u shpreh Macron.