Itali- Në Firenze janë gjetur kufomat e coptuara në 4 valixhe të një çifti shqiptar që dyshohet se janë nga Vlora, të zhdukur në vitin 2015.
Mediat italiane raportojnë se kufomat u gjetën në aksin rrugor Firenze- Pisa- Livorno. Autoritetet italiane po shqyrtojnë dosjen e zhdukjes së çiftit dhe çdo detaj që do i ndihmojë të zgjidhin misterin, një tjetër detaj është edhe tatuazhi në krahun e burrit, emri i një qyteti shqiptar.
Shpëtim dhe Teuta Pasho jetonin në Toskanë me fëmijët e tyre, ata ktheheshin çdo 3 muaj në Vlorë. Më 1 nëntor, Teuta ka folur në telefon me motrën e saj, por në 2 nëntor nuk u përgjigj më në telefon. Raportohet gjithashtu se çifit mund të ketë pasur konflikte me të dashurën e djalit.
Djali i tyre ishte në burgun e Solliçanos, në zonën ku u gjetën edhe trupat e çiftit. Si fillim autoritete italiane kanë gjetur mbetje mortore dhe më pas kanë identifikuar trupat e tyre, të mbështjellë me celofon dhe të futur në tre valixhe. Dyshohet se trupat mund të jenë hedhur nga makina në vendin ku u gjetën, ose ekzekutimi të jetë bërë në vend dhe autori është larguar më pas.
Nga eksperiza mjeko-ligjore dëshmohet se burri ka plagë në fyt, detaj ky që tregon mënyrën si është vrarë. Ndërsa gruas dyshohet të jetë dhunuar para vrasjes pasi, disa gjymtyrë nuk i janë gjetur ende.