Itali- Një krim i rëndë ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se një 49-vjeçar, banues në Padova ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15 vjeç dhe djalin 13 vjeç e më pas veten.
Mediat italiane shkruajnë se krimi i trefishtë është kryer më të njëjtën thikë, ndërkohë që motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.
49-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije mësohet të jetë i divorcuar nga bashkëshortja e tij dhe se prej ditësh kishte marrë fëmijët në shtëpi, siç dhe i takontë pas procedurës së divorcit. ndërkohë që të vegjlit ishin në gjumë, burri u është afruar dhe i ka qëlluar me thikë për vdekje.