Drejtori i policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkarkuar nga posti i drejtorit të policisë kriminale, Tonin Vocaj-n. Mendohet se vendimi ka ardhur si pasojë e atentatave të ndodhura në vend kohët e fundit, konkretisht në Fushë-Krujë dhe Laç ku ka pasur përplasje të ashpra mes bandave kriminale dhe ngjarjet ende nuk janë zbardhur.
Në vend të Tonin Vocajt, është emëruar, Neritan Nallbani i cili do të jetë drejtori i ri i policisë kriminale në vend. Vocaj është emëruar zëvendës drejtor i policisë së Shtetit, në vend të Albert Dervishajt.