TIRANË– OSBE ka përgëzuar ngritjen e Gjykatës Kushtetues në Shqipëri. Në një status në rrjetet sociale, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco uron Përparim Kalon për dekretimin si anëtari i gjashtë i Kushtetueses dhe shton se ky është një hap themelor.
“Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor. Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, Gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime, gjykatës Kalo për zgjedhjen Tuaj dhe ad majora!”- shkruan ambasador Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Sot u dekretua anëtari i gjashtë i Kushtetuese. Përparim Kalo mori ‘bekimin’ e Presidentit për të plotësuar kuorumin e Kushtetuese me gjashtë persona. Tashmë Kalo, do të kalojë për miratim në Kuvend, do të betohet para Presidentit dhe do të jetë zyrtarisht pjesë e GJK-së.