Lideri demokrat, Lulzim Basha ka postuar një video të disa viteve më parë nga premtimet e kryeministrit të sotëm, ndërsa akuzon se Edi Rama gënjeu.“Do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët”. Këtë premtim të Edi Ramës, Lulzim Basha e cilëson si mashtrim.
Në videon e postuar, Lulzim Basha ka sjellë edhe zërin e qytetarëve, disa prej të cilëve shprehen se “ngrohemi me batanije”.
“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet” shkruan Basha.