Tiranë- Në shtëpinë e Enkeleida Hoxhës janë gjetur 10 mijë dollarë në Cash.
Policia ka nisur menjëherë kontrollet në banesaën e gjyqtares ‘famëkeqe’ në zonën ‘Komuna e Parisit’. Shuma e gjetur është sekuestruar menjëherë pasi dyshohet të jetë përftuar në mënyrë të padrejtë në varësi të vendimeve që gjyqtarja ka dhënë për të dënuarit.
SPAK ‘zbriti’ sot në Krujë ku arrestoi 10 përfaqësues të gjykatës. Dëshmohet se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.