Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës, demokratë janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga Fronti Opozitar për shpëtimin e Shqipërisë.
Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti i PD rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.
Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar do të zhvillohet sot para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkanit të Hapur.