Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga puna për ndërtimin e maternitetit të vjetër të Tiranës, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama ka treguar se si do të jetë godina e re e ‘Mbretëreshës Geraldinë’.
“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë”– shkruan Rama pranë videos.