Ish kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit , ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, për Portin e Durrësit.Sali Berisha ka bllokuar Foltoren në Kuvend ndërsa i janë bashkuar deputetët e Rithemelimit. Berisha kërkon fjalën por Lindita Nikolla hedh në votim që të diskutohet 6 orë për projektin e Portit të Durrësit.
Berisha e ka cilësuar si plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin e Durrësit si një pronë të vetën.
“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit”
Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç. Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha.