Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi rikthehet sot pas “pushimeve” të fundvitit për të mbyllur sesionin e fundit parlamentar para zgjedhjeve të 25 prillit.
Pas më shumë se 2 javëve pushim, deputetët e ministrat janë kthyer sot në sallë për katër muaj të tjerë debate dhe ligje që pritet të kalojnë me votën e tyre.
Në rendin e ditës për sot është caktuar miratimi i kalendarit të raporteve që do të dorëzojnë organet kushtetuese, ndërsa sekretari i Përgjithshëm, do të ngarkohet për të marrë masat mborjtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.