Sot nisi sesioni i ri parlamentar dhe u hap nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai i bëri thirrje KQZ–së që të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve.
“I bëj thirrje KQZ të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve. Gjatë sesionit të kaluar KE shpalli vendimin për çeljen e negociatave, ishte një sukses i merituar. Arritjet e kësaj legjistrature marrin një vlerë të madhe , do të përshëndesja opozitën parlamentare për shërbimin e saj ndaj vendit. Respekti kushtetues për opozitën u plotësua nga dora e zgjatur për bashkëpunimin me opozitën jashtëparlamentare. Kuvendi i krijoi mundësi opozitës e cila kishte braktisur sistemin dhe respektoi opozitën, jo të sillej rrugëve por t’u shërbente institucioneve. Procesi politikbërës vazhdon të jetë i ndikuar. Rroli kontrollues i kuvendit në çështjet e integrimit është shtuar, komisioni dhe këshillimi kombëtar i integrimit evropian. Komisioni ka miratuar 6 projektligje dhe propozuar 40 amendamente, 30 më shumë me qëllim përafrimin me standardet e BE-së”, tha Ruçi.