Vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Evropian të njoftuar për nesër.
Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar, tha Tobias Kruger, drejtori i shtëpisë për të moshuarit në Halberstadt, ku filloi sot vaksinimi.
Ai tha se 40 nga 59 përdoruesit e shtëpisë ishin vaksinuar, së bashku me dhjetë nga rreth 40 punëtorë, duke përfshirë edhe atë, raporton AP.
Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla. Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.