Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në ceromoninë e hapjes së fushatës zgjedhore për zgejdhjet e 25 prillit.
Rama ka thënë se që prej ditës së parë nuk është ndalur në asnjë moment duke punuar. Ndër të tjera Rama tha se përveç se po bëjnë detyrën po respektojnë dhe masat kundër Covid-19.
“Jam sidoqoftë në këmbë dhe duke lëvizur, ju do vazhdoni të qëndroni ulur. Ne nisim fundin e një fushate që nuk ka ndaluar asnjë momnet që kur kemi marrë mandatin parë. Kemi qenë që prej ditës së parë në lëvizje të vazhdueshme. Sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit. Jemi këtu për respektuar me mish dhe me shpirt këtë moment kur demokracia na imponon daljen përpara popullit. Në një moment si ky, ne që jemi mësuar të kalojmë përmes detyrymeve që janë më të bukuara të pjesës së politike, ku së bashku me njerëzit ndamë disa momente. Jemi këtu për të bërë përpjekjen tonë serizoe që ndërkohë që bëjmë detyrën po respektomë dhe masat.”- tha Rama.