Tiranë- Ministrja e Infrastrukturës Belindja Balluku ka reaguar sërish në lidhje me situatën në aeroportin e Rinasit.
Balluku përmes një postimi në rrjetin social Twitter bën me dije se paraditen e kësaj të premte është kthyer normaliteti në Rinas.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.