Rreth 60% e farmacistëve në vend e kanë kaluar koronavirusin megjithkëtë një pjesë e tyre e morën vaksinën anti-Covid.
“Ne duhet të ishim të parët sepse shumë mjekë e kryenin punën edhe me telefon dhe ne ishim të detyruar të rrinim përballë të infektuarve,” thotë një prej tyre.
Në ditën e parë të nisjes së vaksinimit për këtë kategori në Tiranë dozën e AstraZenecës e morën 50 farmacistë. Sipas presidentes së Urdhrit për kryeqytetin Laurela Zani procesi ka nisur paralelisht dhe në rrethe.