Ervin Salianji i ftuar në “Radarti Informativ”në ABC, foli për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkesën e kritikëve për dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndër aktorët politikë që kërkuan dorëheqjen e krydemokratit pas humbjes së zgjedhjeve, ishte edhe kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, Bujar Nishani.
Për Nishanin, humbja e këtyre zgjedhjeve ishte përgjegjësi e plotë e Lulzim Bashës, dhe se ky i fundit u shpreh ai, duhet të merre përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh.
Nga ana tjetër Ervin Salianji gjatë bisedës në studio më gazetaren Jonida Shehu, tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.
Nëse elektorati do të kërkonte dorëheqjen e liderit, do ta pranonit?
Salianji: Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen.
-Ju mendoni që Basha duhet të drejtojë PD?
Salianji: Unë do të respektoj vendimin që do të marrë anëtarësia e PD. Demokratët do të shprehet kur të jetë data e vendosur.