Teksa presidentit Ilir Meta i mbaron mandati në korrik të këtij viti, kanë nisur edhe lëvizjet e para për zëvendësuesin e tij.
Mësohet se ditën e sotme kanë nisur negociatat mes PS dhe PD për emrin e presidentit të ri të vendit.
Burime bëjnë me dije se kreu i Grupit Parlamentar i PD Enkelejd Alibeaj pritet të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin, pjesë e grupit negociator.
Takimi do të mbahet në kryesinë e Kuvendit.
PS ka caktuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin si grupin negociator për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.