Fier- Ditën e sotme kanë nisur punimet për spitalin e Fierit që do të financohet nga Turqia. Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milion euro. Kështu deklaroi përfaqësuesi turk i projektit i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali.
“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.