ITALI- Në anën Brescia të liqenit Garda u gjet i pajetë trupi i një burri 37-vjeçar. Sipas raportimit nga mediat e huaja 37-vjeçari vdiq në një anije të mbingarkuar, ndërsa vajza që e shoqëronte rezulton e zhdukur.
Umberto Garzarella i gjetur i vdekur është italian dhe banues në zonë, ndërsa vajza e zhdukur që ishte me të është nga Toscolano Maderno. Karabinierët e njësisë janë në kërkim të vajzës, pasi rrobat e saj u gjetën në anijen e dëmtuar.
Karabinierët po shqyrtojnë dëshmitë e njerëzive që ishin në bordin e anijes me qira, ku deri tani mbi bazën e elementeve aktuale hetuesit besojnë se është një aksident.