• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Një ditë pas tritolit, Veliaj sulmon sërish Armand Dukën: Ka marrë peng ëndërrat e fëmijëve

25/01/2022
in Politikë
0
Një ditë pas tritolit, Veliaj sulmon sërish Armand Dukën: Ka marrë peng ëndërrat e fëmijëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Armand Duka është kundërshtari i tij e jo armiku.

Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë ku kreut të federatës shqiptare iu vendos tritol në banesë, Veliaj tha, se policia dhe prokuroria të hetojë e autorët të vendosen përpara drejtësisë.

“Së pari duhet ti ndajmë gjërat. Armand Duka është kundërshtari im, sepse ka marrë peng ëndrrat e mijëra fëmijëve të vegjël dhe kursimet e mijëra familjeve që duan t’i çojnë fëmijët në sport. Ai nuk është armiku im. Unë dua të zhbllokohet pengmarrja.

Ai është kundërshtari im dhe jo armiku im. I kam bërë thirrje prokurorisë, policisë, pashë pamjet, kjo është punë e ekspertëve. Askush nuk duhet të kalojë situata të tilla. Të dy jemi shqiptarë, e kemi bindje të ndryshme. Unë kam bindje për të hapur sportin ai për ta mbyllur. Në fund të ditës këto bindje të ndryshme s’na bëjnë armiq, por kundërshtarë. Unë i uroj jetë dhe shëndet dhe policia duhet përgëzuar që kishte bërë publike pamjet”, tha Veliaj në një prononcim të dhënë për edicionin informativ të lajmeve në “News 24”.

Kryebashikau u ndal më tej edhe te audiopërgjimi i publikuar nga FSHF, ku ai shfaqej duke biseduar me kryetarët e shoqatave të Tiranës. Veliaj tha se i kërkon ndjesë atyre që janë ndjerë të ofenduar për fjalorin e tij, por shtoi se ashtu flitet në një veshtore plot me burra. Më tej, Veliaj tha se është pro një futbolli të hapur dhe kjo arrihet sipas tij duke larguar Dukën nga drejtimi i FSHF.

“Asnjë njeri nuk është perfekt. E folura në një grup burrash kur je i zhveshur me tuta në dhomë zhveshjesh dhe kur je në fushë futbolli nuk është skandal i madh. Kush është ndjerë i ofenduar dhe s’ka idenë se si bëhet muhabet çunash kërkoj ndjesë. Të gjitha argumentet qëndrojnë. Ai është i vetmi ishull që nuk kontrollohet nga askush. Ju si media keni AMA-n. Unë kam bërë beteja të tjera plot, kam bërë edhe betejë për votën e emigrantëve. Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur dhe të drejtë. Qytetarët duhet të ndihen keq që një fushë është pjesë e një paligjshmërie totale. Fëmijët janë pjesë e një bande të vendosur në Shijak.

Ne dje kemi pasur një takim me 25 shoqata nga 40. 25 drejtuesit e fushatave që janë njerëzit që janë regjistruar në shoqatë u ndien të fyer se panë njerëz të tjerë për të votuar mandatin e gjashtë. Kjo është betejë pa afat. Edhe nëse kjo zgjat 3 vite unë do bëj detyrën time si qytetar i angazhuar. Ne kemi bërë 1 sondazh dhe 90% e qytetarëve ishte pro që FSHF po abuzon. Kush e ndjen që ka nevojë për Fair Player në futboll duhet të bëjë pjesën e vet. Ky realitet duhet ndryshuar. Fakti që në Tiranë 25 nga 40 shoqatat kanë çuar këtë problem në prokurori tregon shumë. Në finale fiton drejtësia, transparenca. Kjo bashki vjen me transparencë për punët që bën këtë duhet të bëjë deh FSHF, nëse nuk e bën duhet të largohet”, tha Veliaj.

Tags: armand dukaerion veliajPRESIDENTI I FSHF
Previous Post

Pfizer/BioNTech nis provat klinike për vaksinën kundër variantit ‘Omicron’

Next Post

Financial Times: Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës po i mbijeton valës Omicron

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Financial Times: Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës po i mbijeton valës Omicron

Financial Times: Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës po i mbijeton valës Omicron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.