Një studim në Britani për banorët e shtëpive të kujdesit ka zbuluar se rreziku i tyre i infektimit me Covid-19 ra me 62% pesë javë pasi morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ose Pfizer.
Ekipi i studiuesëve në University College London (UCL) mblodhi të dhënat nga 10,000 të rritur në Angli me një moshë mesatare 86 vjeç, shkruan BBC.
Studimi doli në përfundimin se personat e infektuar pas marrjes së vaksinës kishin më pak rrezik të transmetonin koronavirusin tek të tjerët.
“Të dhënat tona sugjerojnë që të dy vaksinat janë efektive tek të rriturit e moshuar,” tha Dr Maddie, njëri prej studiuesëve.
Më shumë se 10,400 banorë të shtëpive të kujdesit në Angli (me një moshë mesatare 86 vjeç) morën pjesë në studim midis dhjetorit dhe marsit, duke krahasuar numrin e infeksioneve në grupe të vaksinuara dhe të pavaksinuara – me të dhëna të marra nga testimi rutinë mujor i PCR.
Të dy vaksinat ulën rrezikun e infeksionit me rreth 56% në 28-34 ditë pas dozës së parë, dhe 62% në 35-48 ditë. Sipas studiuesëve, ky efekt qëndron për 7 javë.