Tiranë- Një tjetër mjek ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për mjekun anestezis e reanimatori Aleksander Hoxha. Lajmin e hidhur e ka ndarë ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.
MESAZHI I SHEHUT
Lamtumire koleg e mik i dashur, Prof As, Dr. Aleksander Hoxha!
Leka i mire, i afte, i ditur, Anestezis-Reanimatori i pa pertuar, njeriu njerezor e i kulturuar na la mbreme mbas nje “lufte” te gjate me kete “virus te eger”, ne nje terren shendetesor te tij krejt te “pa barabarte”!
Leka, i cili qe ne rini te “njome” provoi mbi kurriz te gjithe cinizmin e atij rregjimi, arriti me tej te behet nje nga anestezistet, pedagoget, lektoret, me te spikatur te vendit tone, nje nga koleget e bashkepuntoret me te vlefshem per te gjithe ne, edhe per mua.
Humbja e tij tashme eshte nje humbje e rende, e dhimbeshme per familjen, koleget, miqte, studentet e shumte, pacientet e pa numert, Shoqaten tone te Anestezi-Terapi Intensive, panelet shkencore e profesionale shqiptare e nderkombetare, ku ai paraqiste e diskutonte plot seriozitet, kompetence e qartesi, per kedo qe e ka njohur e pa dyshim e ka vleresuar.
Ngushellimet me te sinqerta se pari familjes e me tej te gjitheve, qe kane pasur mundesine te qendrojne, ta degjojne, punojne me ate, apo te ndjejne ndihmen e tij, kujdo qe sot e kujton!
Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ai ishte, kembengules per arritjet, i thelle ne mendim, i sinqerte ne maredheniet, gjthemone i qeshur e optimist, edhe ne momente shume te veshtira!