TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bërë nënë për herë të dytë.
Ka qenë vetë Gjylameti e cila ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e parë me të voglin e saj, ku zbulon edhe emrin e veçantë të tij.
“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar deputetja e PS-së krahas fotos ku shfaqet dora e vogël e djalit.