• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Njihuni me terminologjitë e reja të BE-së, fshijnë referencat e Krishtlindjes dhe termat gjinorë

01/12/2021
in Botë
0
Njihuni me terminologjitë e reja të BE-së, fshijnë referencat e Krishtlindjes dhe termat gjinorë

Nëse do doni të festoni Krishtlindjet do duhet të jeni zotërues shumë i mirë i gjuhës e aq më tepër i gramatikës. Rregullat e reja të BE-se lidhur me terminologjitë e përdorura në festën e Krishtlindjeve janë cilësuar si absurde sidomos nga Italianët. Në emër të gjithëpërfshirjes, Komisioni Evropian shkon aq larg sa të “anulojë Krishtlindjet” duke na ftuar të mos përdorim shprehjen “periudha e Krishtlindjeve mund të jetë stresuese”, por të themi “festat mund të jenë stresuese”. Një dëshirë për të eliminuar krishterimin që shkon më tej me rekomandimin për të përdorur “emra gjenerikë” në vend të “emrave të krishterë”, prandaj, në vend të “Maria dhe Jozefi janë një çift ndërkombëtar”, duhet thënë “Malika dhe Giulio janë një çift ndërkombëtar”.

Komisioni Evropian dëshiron të fshijë të gjitha referencat për Krishtlindje së bashku me të gjitha termat gjinore, sipas një dokumenti të brendshëm të fundit të marrë nga e përditshmja italiane Il Giornale.

Sipas dokumentit “Bashkimi i Barazisë. Udhëzimet e Komisionit Evropian për Komunikim Gjithëpërfshirës”, në të ardhmen duhet të shmanget çdo referencë ndaj termave gjinore, si p.sh., “punëtor apo polic”. Kjo do të thotë se përdorimi i një përemri mashkullor si përemër i paracaktuar është i ndaluar së bashku me çdo përpjekje për të organizuar diskutime vetëm me një gjini të përfaqësuar (vetëm burra ose vetëm gra). Ndalohet gjithashtu përdorimi i “Miss or Mrs” që personi i referuar e kërkon në mënyrë eksplicite.

Nuk mbaron me kaq. Rregullat e reja nënkuptojnë se shprehja “Zonja dhe zotërinj”, për t’iu drejtuar publikut nuk lejohet në një konferencë. Në vend të kësaj, do të lejohet vetëm termi “të dashur kolegë”. Dëshira për të anuluar gjininë mashkullore dhe femërore arrin nivele paradoksale kur Komisioni shkruan se është e nevojshme të shmanget përdorimi i shprehjeve të tilla si “zjarri është shpikja më e madhe e njeriut”, por mënyra e drejtë për të thënë se “zjarri është shpikja më e madhe e njerëzimit.”

Komisioni Evropian është gjithashtu i prirur të “shmangë të konsiderojë se të gjithë janë të krishterë”, prandaj “jo të gjithë i festojnë festat e Krishtlindjeve (…) ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj faktit që njerëzit kanë tradita të ndryshme fetare”. Megjithatë, ka një ndryshim të madh midis respektimit të të gjitha feve dhe turpërimit ose fshirjes së rrënjëve të krishtera që janë baza e Evropës dhe e identitetit tonë.

Në një deklaratë të lëshuar në përgjigje të planit, Antonio Tajani, nënkryetar i partisë Forza Italia, shkroi se Komisioni Evropian në vend të kësaj duhet të fokusohet në respektimin e rrënjëve të krishtera të Evropës.

“Duke pasur parasysh parimin e përfshirjes, si duhen respektuar ndjeshmëritë e shumicës së stafit të Komisionit Evropian? Ndoshta këto direktiva duhet të ndryshohen për të respektuar rrënjët e krishtera të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Tajani.

Tags: krishlindjettermat gjinore
Previous Post

Emigrimi i të rinjve/ 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

Next Post

Kim dhe Kanye, një histori e vështirë për t’u kuptuar, çifti sërish pranë njëri-tjetrit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kim dhe Kanye falenderues ndaj këtij personi

Kim dhe Kanye, një histori e vështirë për t'u kuptuar, çifti sërish pranë njëri-tjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.