• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nju Jorku do të kufizojë mbajtjen e armëve pas vendimit të Gjykatës së Lartë

03/09/2022
in Botë
0
Nju Jorku do të kufizojë mbajtjen e armëve pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Mes dritave të ndritshme dhe tabelave elektronike në sheshin Times Square të Nju Jorkut, autoritetet e qytetit po vendosin tabela të reja që shpallin udhëkryqin e zhurmshëm një “Zonë pa armë”.

Vendi që tërheq shumë turistë në Manhatan është një nga shumë vende “të ndjeshme” – duke përfshirë parqet, kishat dhe qendrat teatrale – ku sipas një ligji të ri shtetëror që hyn në fuqi të enjten, nuk do të lejohen armët.

Masa, e miratuar pas një vendimi të Gjykatës së Lartë në qershor për zgjerimin e të drejtave të armëmbajtjes, vendos gjithashtu standarde të rrepta për lëshimin e lejeve të fshehta për mbajtjen e armëve.

Një gjykatës federal refuzoi të pezullonte rregullat e reja të armëve të mërkurën, një ditë përpara se ligji të hynte në fuqi. Pavarësisht se shkroi se argumentet për dhënien e një urdhri paraprak për të ndaluar rregullat ishin bindëse, gjykatësi Glenn Suddaby tha se paditësit – një banor i Nju Jorkut në veri të shtetit dhe tre organizata për të drejtat e armëve – nuk kishin të drejtë të ndërmerrnin veprime ligjore.

Nju Jorku është në mesin e 12 shteteve që i kishin anuluar dispozitat kryesore të ligjeve për armët për shkak të një kërkese që aplikantët të provonin se kishin “arsyen e duhur” për një leje. Guvernatorja Kathy Hochul tha të premten se ajo dhe kolegët e saj demokratë në legjislaturën e shtetit ndërmorën veprime javën e kaluar sepse vendimi “shkatërroi aftësinë e një guvernatori për të qenë në gjendje të mbronte qytetarët e saj nga njerëzit që mbajnë armë të fshehura kudo që ata zgjedhin”.

Ligji i miratuar shpejt, megjithatë, ka çuar në konfuzion dhe sfida gjyqësore nga pronarët e armëve, të cilët thonë se ai kufizon në mënyrë të gabuar të drejtat e tyre kushtetuese.

“Ato duket se janë të përqëndruar më pak tek zgjidhja e dhunës me armë dhe më shumë tek parandalimi i njerëzve nga marrja e armëve – edhe nëse këta njerëz janë qytetarë që i binden ligjit, të ndershëm, të cilët sipas Gjykatës së Lartë kanë të drejtën t’i kenë ato”, tha Jonathan Corbett , një avokat i Bruklinit dhe aplikant për leje për mbajtjen e armës, i cili është një nga disa persona që po sfidojnë ligjin në gjykatë.

Sipas ligjit, aplikantët që kërkojnë leje për ta mbajtur armën të fshehur do të duhet të kryejnë 16 orë trajnime në klasë dhe dy orë praktikë. Qytetarëve të zakonshëm do t’u ndalohet të sjellin armë në shkolla, kisha, metro, teatro dhe parqe argëtimi – ndër vendet e tjera që konsiderohen “të ndjeshme” nga autoritetet.

Aplikantët gjithashtu do të duhet të ofrojnë një listë të llogarive të tyre në mediat sociale për tre vitet e fundit si pjesë e një rishikimi të “karakterit dhe sjelljes” së tyre. Kërkesa u shtua sepse sulmuesit ndonjëherë kanë publikuar postime për dhunë në internet përpara se të hapnin zjarr ndaj njerëzve./VOA/

Tags: mbajtja e armevenew yorkshba
Previous Post

Motrat Vjollca, të dyja në një ekran. Zbulohet programi i Luanës në Tv Klan

Next Post

‘Do të nisni projekte të reja në punë!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 5 shtator 2022

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

'Do të nisni projekte të reja në punë!' Horoskopi i Paolo Fox për datën 5 shtator 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.